Ata sy

Sytë që mi ke ti
Si liqej të kthjellët mali,
Si magnet mua më tërheqin
Shiqimin në ta s’mund ta ndali!
Sikur uji që t’flladitë
Shpirtin që ta freskon,
Ashtu dhe shiqimi yt
Dhembjet mua m’i lehtëson!
Më tërhoqën, më mashtruan
Zemrën ma ngritën peshë,
Asnjëherë dhe askund n’jetë
Sy të tillë nuk kam ndeshë!
Janë të bukur, janë prrallor
Syt të tillë s’ka n’kët vend,
Janë të bukur, janë t’veçantë
Sy që duan me më çmendë!

Kur malli te kete marr

Kur malli te kete marr,
une te mos jam aty….
Mbylli syte dhe me thirre
se un do te vij aty.
Kur buzet te jan thare,
dhe puthja te mungon….
Hape dritaren dhe lutju hanes
se puthjen time ajo ta dergon.
Kur ti ndjehesh ne vetmi,
dhe zemra te qan….
Zhytu ne kujtime dhe mua
do te me kesh pran…. !!!!!

Akull

E kapa
Rrezen e parë të diellit
Vështrimin e hodha
Në largësi
Lufta ime nisi
Akulli yt
Dhe dielli
Kacafyteshin
Në pafundësi

S’ekzistoj

U thane gjethet e shtatorit e rane para meje
perse valle un qe te desha tani jetoj larg teje
i kujtoj puthjet e tua qe ti mua mi dhurove
po perse valle nuk ma the shkakun qe larg meje shkove
pa ty e vetme po lotoj edhe pse te dua shum
lotet spo mundem ti ndaloj .
ta ndjej mungesen tende edhe ne gjum
edhe boten te ma falesh loti im prap do te pikoj
kur e din qe ne zemren tende une tani me
S’ekzistoj

Vuaj

Vuaj me një vuajtje
Plotë shpresë
Vuaj nën hijen e vetmisë
Nën
rrjedhën e lumit
Mbi vullkanin e trazuar
Vuaj edhe kur je me mua
Edhe
kur jeta
Si me shpatë na ndan
Vuaj edhe kur më shikon
Me sytë plotë
melankoli
Edhe kur dielli lind
Pa Ty
Vuaj edhe kur
perëndimi
Vujatjet e ditës i mbyll
Dhe hap shtegun
E ëndërrave
plotë
Trishtim
Vuaj edhe kur era
Më bart si puplën
Edhe kur jam
plumb i rëndë
Nga brengat e ditës së shkuar
Vuaj dhe nuk di pse
vuaj
Vuaj pse ashtu kot vuaj
Apo pse vuajtjen për ty
Në letër e
shkruaj!?

Une dhe ti

Une bregu ….. ti vala
Une zëri ……. ti fjala
Une kënga ….. ti melodia
Une zemra ….. ti implusi i rrahjeve te mia ……
Në kupën e lotëve…rrinte trishtimi…
Në kupën e ëndrrave ….rrinte gëzimi….
Në kupën e kujtimeve ….rrinte sekreti….
Në kupën e jetes….rrinte realiteti
Bukuria yte !!!
Per buzet e tua – perdor te Verteten
Per syt e tu – perdor gezimin
Per duart e tua – perdor sherbimin
Per vesht e tu – perdor durimin
Per zerin tend – perdor miresin
Per zemren tende – perdor dashurin
Tani esht mesnate
Une si gjithnje jam ne mes yjeve_ me ty
Dhe fantazit e mia me lene pa gjum
Ne lumin e dashuruar
Notoj me peshkun tim te preferuar
Dhe me vjen nje delfin
Me butesin e tij me pushton
E une jepem per te vetmen dashuri
Qe e ruaj me shum zili
Ne zemren time te mbyllur me dry
Ku nuk mun te hy njeri per veq teje
Ti je aj qe ma mbush zemren lumturi
Dhe ma zbraz dhe me le si femi
Me shkrimet e mija per dashuri

Poezi Dashurie me te bukura dhe me foto






Hape zemrën dhe vajto
hape dritarën dhe shiqo
hape letrën dhe lexo
të kamë në zemër mos harro

Malli për ty zemrën ma kalli
eja te unë një puthje ta fali
puthja ime e ëmbël si qershi
kur të më puthish mua
e kupton fjalën dashuri


Në kalendar ditët si shoh
unë vdes e ti jeto
si nuk frigohesh prej perendisë
ka me të mallku zjarri dashuris

Dashuria është akullore
që zemrën ta freskon
por është edhe zjarr
që zemrën ta pervlon



Moa qaj zemra ime
s'dua ti shohë sytë me lotë
ti me pate në dorën tande
po nuk dite mem mbajt

Nëse ndahem nga ti
do të qaj ditë e natë
do ta mallkoj nanën
që me lindi pa fatë

KJO NATE MOS TE MBARROJ

Yjet ne qiell shendrisin Hena shpalos te veten bukuri Ti shendrite syte e tua Ti perkedhel floket e tua te zi. Ne kraharorin tende I mbeshtetur Kerkoj qe nata mos mbaroj Kjo nate u befte pa fund Kete nate mos ta harroje. I mbeshtetur, floket e tua perkedhel Me peshperit me ze:Te duaKoj nate mos te mbaroj Lumturi e madhe per mua. Rri prane teje I gezuar Syte e tua I shiqoj Kete nate kurre per ta harruar Ty nga zemra ste largoje

Kur une te vdes

Kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur…
Por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin…
Do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel…
Dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar…
Dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur…
Dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.
E ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule…
Dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.
Dhe do rrime bashke gjer ne agimin e zbardhur…

Mbi detin e qete


Mbi detin e qete lunnduronte nje flete
mbi te ish shkruar “Te dua per jete”
Po se besove,
puth buzet e mia qe te kuptosh se c’eshte dashuria.
Te dua aq sa me do ti mua,
dhe do te dua gjersa te tretem
ne qofte se me ty do te mbetem.

Me fal





Me fal qe te lendova dikur
me fal qe deshiren tende
nuk guxova ta provoj kurr
me fal qe sika me ty por sishte
fai im edhe vet e di.
a thua ku je athua ne enderr
a me sheh-a thua a te mungoj
si dikur a thua a me therret edhe ne gjum
numrin tim ne tel.ende a e mban
aj lexon ende mesazhet me titullin-do te dua per sa tjem gjall-
te gjith per ne e din e shum na gjykojn e ka edhe shum te tjer
se ket dashuri dhe ket besnikri shum e lakmojn.

Po të më kujtosh mua


Po të më kujtosh mua
Dil e shiko Hënën Po
Të më ëndrrosh mua
Ndiz një Cigare
Po të më Duash mua
Falma një Dashuri
Po të më tradhtosh mua
Hapma varrin ti

Sikur?

Sikur ëndrra të ishte realitet
Asgjë më shumë s’do të doja n’jetë!
Çfarë kënaqësie unë do të kisha
Me ty si në ëndërr sikur të isha?!
Ah! kjo mendja ime si fluturon
Në vendet më të bukura mua m’dërgon,
N’mes lulesh të bukura plotë me aromë
Bashkë me atë që zemra ma don!?
Ëndërra, ëndërr ka për të mbetë
Rrallëherë ndodhë të bëhet realitet?
E sa shumë do të doja në këtë jetë
Që vetëm kësaj radhe të bëhet e vërtetë!

Per Ty

Te deshiroj cdo te mir ne jeten tende,
lexoj keto vargjet e mija me vemendje,
mos ri i vetmuar si nje kohe qe risha un,
se koha po kalon si Endrat ne gjum.
Tash gabimin tend qe ke be,e ke kuptuar,
pa as nje shkak dhe pa as nje arsyje,
mua me tradhtove dhe nga une je larguar,
pasi te genjej ty ajo tjetra,don te une me u kthyje.
Me vjen keq por ndjenja per ty me nuk kam,
jam e lumtur qe me ty me bashk nuk jam,
se jeta ime me ty ka qen shum e veshtir,
tash me vjen mir qe nga ty jam e lir.
Me vjen keq qe ti them keto Fjal dhe te verteten,
por ne ate koh me ty,ti ma shkatrove jeten,
tash po te lutem mos u kthe me shiku mbrapa,
por vazhdo jeten tende dhe shiko para !!!

Edhe nje dite

Edhe një ditë e re në vargun e jetës
Edhe një ditë rëndon mbi supet e mia,
E gota e ime është e mbushur plot
Njëra gjysmë me helm, dhe tjetra me lot!
I kalova ditët sikur në errësirë
Jeta po më ik si dheu ndër këmbë,
Vdekja më është ngjitur dhe nuk më ik dot
Sa ka helm në gotë, aq ka edhe lot!
Në ditëlindjen time kam hapur një gropë
Hallet e jetës time në te dua ti mbyll,
Dhe gotën e helmit së bashku me lot
Do ta hedh në te, në jetën e kot!
Shumë vite i kalova dhe sa janë në radhë?
Në një luftë të gjatë në ballë me furtunën,
Unë tani po shkoj kah fundi i jetës
Nekrologun për së gjalli po ia shkruaj vehtes!

Lamtumire

Lamtumire pergjithmone
dy zera po thojne ngadale
pastaj pikuan ca lote mbi faqe
se syte po qajne me mall
Lamtumire plot vuajtje e dhimbje
dy zera i than njera-tjetres
si lejuan te ishin te lumtur
prandaj i dhane fund jetes
Lamtumire, si heshte ne zemer
zemrat e tyre shporoi
i vrau vetem nje flal
nga kjo bote i largoi.

Treni i fundit

Me trenin e fundit
Po udhetoja ate nate
Ne nje cep te
vagonit
Dallova dy sy te arte.
Ato ishin te perlotur
E shume te trishtuar
Ne nje pike te
vetme
Rrinin te fiksuar.
Qerpiket e saj te gjate
Larte e poshte leviznin
Me driten e tyre te
zgjarrte
Zemren fort ma trondosnin.
Me erdhi keq per ato sy
Dhe nuk durova dot
U afrova dhe e
pyeta
Perse derdhin lote.
Zerin tim kur e degjuan
Lehte u ngriten larte
Kur mua me
veshtruan
Ne shpirt m’u ndez nje flake
Ishin syte e nje vajze
Qe kerkonte pak meshire
Nuk ma tha me
fjale
Por i lexova ne fytyre.
Fytyren e kishte te ftohte
E shume te pikelluar
I mungonte nje e
ngrohte
Sadopak per ta ngushelluar.
Qe doja ta ndihmoja
Menjehere e kuptoi
Ndihme kur i ofrova
Nje
buzeqeshje me dhuroi.
Zemra iu ngroh
Fytyra si yll i ndricoi
Dhe nga syte e shkruar
Loti
me nuk i pikoi.
Pikat e fundit te loteve

Syte


Tek syte fillon gjithcka,
ne fillim vetem syte e njohin dashurine ,
vetem ato e shohin
dhe ja tregojne zemres,
zemra e ndjen ate!
Tek syte mbaron gjithcka..
ata e kuptojne menjehere largimin
jane ata te paret qe derdhin lumenj lotesh…
pastaj i peshperisin zemres… “harroje”…

E harruar

Shoh rreth e rrotull
U ndjeva e vetmuar
Zemra e coptuar
shpirti i lenduar
Ne pelhuren e kohes e harruar
Doja dike qe te me buzeqeshte
Te me ledhatonte
Por perreth vetem heshtje sundonte
Pse hesht?
Heshtja jote po me vret, po me merr shpirtin.
Pse po me largon?
Mos ndoshta po me harron
Po se di ti se une jam si nje lule e blerte
Dua diell qe te eci ne jete
Nese ti me harron
Une vyshkem,
Shembem
Dhe vdes
E nga une asgje sdo mbese!