Ata sy

Sytë që mi ke ti
Si liqej të kthjellët mali,
Si magnet mua më tërheqin
Shiqimin në ta s’mund ta ndali!
Sikur uji që t’flladitë
Shpirtin që ta freskon,
Ashtu dhe shiqimi yt
Dhembjet mua m’i lehtëson!
Më tërhoqën, më mashtruan
Zemrën ma ngritën peshë,
Asnjëherë dhe askund n’jetë
Sy të tillë nuk kam ndeshë!
Janë të bukur, janë prrallor
Syt të tillë s’ka n’kët vend,
Janë të bukur, janë t’veçantë
Sy që duan me më çmendë!

No comments:

Post a Comment